Prokuroria e Përgjithshme e New York nis hetim penal ndaj pasurive të ish presidentit Trump

schedule08:33 - 19 Maj, 2021

schedule 08:33 - 19 Maj, 2021

Prokuroria e  Përgjithshme e New York ka nisur një hetim penal ndaj perandorisë së biznesit të ish-Presidentit Donald Trump.

“Ne kemi informuar Organizatën Trump se hetimi ynë ndaj kompanisë nuk është më thjesht një hetim civil,” tha Fabien Levy, një zëdhënës i Prokurores të Përgjithshme Letitia James, në një deklaratë.

Trump i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se ky hetim i nisur nga një prokuror demokrat është një hakmarrje politike. Zëdhënësi i  prokurores Fabien Levy u shpreh një ditë më parë se Organizata Trump është njoftuar për ndryshimin e hetimit nga civil në penal.

Hetimi përfshin ekzaminimin nëse Trump ose bizneset e tij manipuluan vlerën e pasurive – duke i rritur në disa raste dhe duke i minimizuar në të tjera për të siguruar kushte të favorshme kredie dhe përfitime tatimore.

Gjithashtu, nuk është bërë e ditur nëse ish-presidenti mund të jetë i përfshirë personalisht në ndonjë nga akuzat./abcnews.al