Mbrëmjen e nesërme Juventus dhe Atalanta luajnë finalen e Champions League. Para kësaj ndeshje në konferencë për mediet foli kapiteni i “Zonjës”, Giorgio Chiellini.
“Jemi gati për nesër. Është një ndeshje e veçantë dhe jemi të etur për të fituar këtë trofe. Dy fitoret e fundit në Serie A na kanë dhënë një nxitje të fortë, por jemi të përqendruar tërësisht në ndeshjen e nesërme.
I dimë vështirësitë përballë Atalantas, por ne jemi të uritur dhe të vendosur. Shpresoj që stadiumi i Sassuolos të na sjellë po aq fat sa në Superkupë. Pres të jetë e ngjashme me ndeshjen e muajit të kaluar, ku detajet do bëjnë diferencën.
Kemi pësuar më shumë gola kohët e fundit, por kjo është vetëm një shenjë e ndryshimit të futbollit, pasi ka pasur më shumë gola të shënuar në përgjithësi këtë sezon. Kjo është finale dhe ne erdhëm këtu duke mundur Interin në gjysmëfinale.
E duam trofeun dhe duam të ndalojmë përrallën “Atalanta”, që po rritet vit pas viti. Finalja e fundit? Do vlerësojmë gjithçka në fund të sezonit, e kam mendjen te finalja”, u shpreh Chellini. /abcnews.al

