Misteri, përse ka kaq shumë të zhdukur në Vlorë?

schedule21:45 - 18 Maj, 2021

schedule 21:45 - 18 Maj, 2021

Emisioni VETTING

Ekzekutimet mafioze prej 20 marsit kanë përfshirë disa qytete të vendit. Bandat kriminale duket se janë në “fushatë’ dhe po ngutën që të lajnë hesapet mes tyre. Krimet e ndodhura gjatë këtyre 25 ditëve në Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër përveçse  prishjes së pazareve të drogës dhe hakmarrjes kanë edhe si motiv politikë, duke qenë se vendi ishte në fushatë zgjedhore.

Por mbarimi i saj nuk e ka zbehur aspak egërsinë e krimit i cili ka marrë revansh, ndërsa agjencitë e sigurisë në shumicën e ngjarjeve nuk kanë mundur të identifikojnë autorët edhe pse pistat janë të njohura dhe bëhen publike brenda disa orëve.

Në 10 maj në qytetin bregdetar të jugut në mes të ditës, do vritej Bledar Birçaj. Videoja e kësaj vrasje u publikua nga media dhe nga dinamika të duket si një ekzekutim i karteleve të drogës në Amerikën Latine. Dy persona të armatosur me kallashnikov dalin nga mjet dhe qëllojnë në drejtim të makinës ku ndodhej 40 vjecari.

Bashkë me të në makinë ndodhej edhe një oficer policie i antidrogës së Vlorës, i cili shihet në pamje duke dalë nga makina dhe një kushëri i viktimës. Për fat të mirë asnjëri prej të dyve nuk pësoi lëndime. Viktima nuk është i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në Vlorë por që prokuroria nuk mundi ta provojë duke pushuar hetimet për të.

Pista kryesore është larja e hesapeve për drogërat e forta, pasi mendohet se ishte përfshirë që pas largimit nga Shqipëria ku ishte skeduar më parë për vrasje. Ai ishte larguar dhe përfshirë në cështjen e drograve të forta. Grupi kundërshtar po e priste për sa kohë e organizoi vrasjen në një kohë kaq të shpejtë”.

Vlora prej vitesh është përfshirë nga ngjarje të rënda kriminale, ndërsa zhdukja e personave të ndryshëm vazhdon të jetë një nga fenomenet që po përballet më shumë policia, por pa mundur të hedhë hapa përpara në hetimin e këtyre cështjeve.

Ishin në një bisedë me një hetues dhe një avokat dhe i pyeta, pse ka kaq shumë të zhdukur në Vlorë? Sepse është vend bregdetar. Po cfarë lidhje ka kjo? Iu riktheva sërish. Sepse duke i hedhur në det nuk lënë gjurmë. Dhe hetuesit e lidhin me këtë, duke mos pasur trup nuk ka asnjë cështje penale. Është bërë shqetësuese cështja e të zhdukurve në Vlorë.

Agresiviteti i grupeve kriminale në Vlorë ka shkuar në një pikë që sa ata nuk dalin më ti ekzekutojnë në mes të rrugës, veprojnë si në rastin e Bledar Birçajt kur duan të dërgojnë mesazhe të forta, në të kundërt i marrin dhe i zhdukin dhe mendohet se i hedhin kryesisht në det të hapur” tha Klodiana Lala./ db/Abcnews.al