Finalja e Champions League do të zhvillohet më 29 maj në stadiumin “Dragao” të Portos, prej orës 21:00. Në fushë do të zbresin Manchester City dhe Chelsea.
Me situatën e krijuar prej COVID-19, në Turqi ishte e pamundur që ky duel të zhvillohet në “Ataturk Stadium” të Stambollit. UEFA u përpoq ta zhvendoste në Ëembley, meqë të dyja finalistet janë angleze.
Pavarësisht dëshirës, në fund nuk u arrit një marrëveshje dhe u vendos përfudnimisht të luhej në Portugali edhe këtë sezon. Në këto kushte tifozët e të dyja klubeve do të duhet të fluturojnë drejt Portos.
Presidenti i Manchester City, sheiku Mansour, ka njoftuar se do të mbulojë koston e plotë të udhëtimit për mijëra tifozët (6000) që do të fluturojnë drejt Portugalisë për të ndjekur finalen e Champions League. / abcnews.al