Abcnews.al mëson identitetet e pesë të arrestuarve për përdhunimin e 15-vjeçares në fshatin Tarazh të Mirditës. Për ngjarjen e rëndë, në pranga është vënë Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi ,Nike Lleshi dhe një 17-vjeçar me iniciale A.Gj.
Si fillim vajza është shoqëruar me 17-vjeçarin dhe ai e ka detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale. Më pas, shokët ose të njohurit e tij, i kanë bërë të miturës shantazh duke i thënë se kanë filmuar gjithçka.
Ngjarja ka ndodhur javëve të fundit, por 15-vjeçarja ka vendosur ta bëjë kallëzimin ditën e djeshme. sb/abcnews.al/