Sulmet ajrore izraelitë, kanë shkatërruar laboratorin e vetëm të realizimit të testeve për Covid-19 në Gaza.
Po ashtu si pasojë e sulmeve është dëmtuar edhe zyra e Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit.
Ndërkohë shkalla e testeve për Covid në Gaza ka qenë ndër më të lartat në botë, me 28 %.
Nga ana tjetër, spitalet në zonat e goditura nga varfëria , të cilët kanë qenë të bllokuar nga Izraeli për 15 vite, janë të mbingarkuar me pacientë për shkak të situatës së koronavirusit.
/abcnews.al/