Marash Kumbulla kaloi verën e shkuar te Roma për 30 milion euro, pasi kishte shkëlqyer me Hellas Verona. Qendërmbrojtësi ka treguar gjëra interesante në komunikimin me fansat në rrjetet sociale.
“Çfarë mendova në momentin e parë që Roma më bëri ofertë? Wow. Momenti që më gëzon më shumë dhe bën që zemra të rrahë fort është kur futem në një stadium plot me tifozët.
A kam pasur frikë ndonjëherë? Po, ka ndodhur dy vite më parë kur u dëmtova. Ndërsa momenti më i vështirë i karrierës ishte kur u infektova me COVID-19. Ndeshja më emocionuese? Ndeshja me Milanin, kur shënova gol dhe dolëm 3-3″, u është përgjigjur Kumbulla ndjekësve të tij. /abcnews.al

