Të verbrit kërkojnë më tepër vëmendje nga shteti

schedule17:06 - 15 Tetor, 2018

schedule 17:06 - 15 Tetor, 2018

Në ditën ndërkombëtare të shkopit të bardhë, personat që nuk shikojnë kërkojnë më tepër vëmendje nga shteti. Një përfaqësi e shoqatës së tyre u prit në takim edhe nga kryetari i Kuvendit.

Gjithmonë ka nevojë për një dorë ku të mbahet mëgjithatë as ajo nuk i ofron siguri. Frenki e ka humbur shikimin që në lindje dhe mbështetjen e gjen në kujtesë.11 vjeçari i cili arrin të shquajë dritën na tregon se pëlqen të njohë ngjyrat, por çfarë dëshiron më tepër është diçka tjetër.

“Të kem një piano në shtëpi se nuk e kam. Piano, vetëm këtë kam dëshirë. E shikoj dritën pak, sepse kam vënë një valvul dhe më ndihmon. Sepse kur linda mu këput pjesa e retinës së syrit të majtë, u këput komplet edhe e kam me gjysëm tani.”

Frenki është një ndër 11 mijë personat e verbër në të gjithë Shqipërinë. Në Tiranë, pak prej tyre, në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë marshuan për përmirësimin e standardeve të jetesës.
Kërkojnë të jenë të pavarur dhe këtë jua mundëson infrastruktura e posaçme.

Ardjan Hysa, Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë: “Infrastruktura le për të dëshiruar në të gjithë Shqipërinë. Është e çuditshme që ne kemi një legjislacion të përkryer në një farë mënyrë. Është e përcaktuar në mënyrë të qartë që leja e ndërtimit apo ceritifikata e ërdorimit të çfarëdolloj objekti infrastrukturor, nuk mund të merret në rast se nuk ka një përshtatshmëri të këtyre ambjenteve për përsonat me aftësi të kufizuar. Kështu që si legjislacion është, por si në çdo fushë tjetër që ka ngecje dhe nuk zbatohet është pothuajse minimalisht, për të mos thënë zero.”

Ndërkohë që zbatimin e kësaj pjese të legjislacionit e të parën, ndërkohë që kërkojnë më tepër mundësi për tu arsimuar dhe punësuar pasi mbështetja nga shteti thonë se le për të dëshiruar.

“Një i verbër thjesht pret të marri 10 mijë lekë të reja për të kaluar të gjithë muajin. Në të gjithë Shqipërinë mund të jenë diku tek 15-20 të verbër të punësuar”.

Këto kërkesa drejtuesit e Shoqatës së të verbërve ja bën të ditura edhe kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi, i cili diskutoi me ta në një takim të veçantë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!