Edhe pse i angazhuar në mbledhjen e komisionit të përbashkët BE-Shqipëri në Bruksel, numri dy i socialistëve një reagim për deklaratën e kreut të opozitës e bëri të menjëhershëm përmes rrjetit social facebook. Sipas Taulant Ballës për të flasin kamerat e komisariatut ku Emiljano Nuhu ka akuzuar se është kërcënuar nën armë në prezencë të tij dhe ku sipas Ballës tregohet se jo vetëm ai, por edhe vetë denoncuesi i rastit, Nuhu nuk kanë qënë prezent. Sapo të kthehem nga Parlamenti Europian, gati një tjetër kallëzim për ty dhe Florenc Hoxhën, të cilit nuk i zë dora vend pa shkelur ligjin – përfundon Balla./abcnews.al
Balla: Për mua flasin kamerat e komisariatit
schedule15:05 - 15 Tetor, 2018
schedule 15:05 - 15 Tetor, 2018