Gazetari i ABC, Artan Hoxha ka publikuar pamjet e vendit ku u sekuestruan mbi 400 kg kokainë, në Kosovë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoxha tregon ambientet e një kompanie u është kapur sasia e madhe e kokainë së ardhur nga Amerika Latine dhe e fshehur në një kontejner me mish të nisur nga Brazili.
Deri më tani sipas informacioneve paraprake thuhet se bëhet fjalë për një sasi prej 400 kg, por sipas Hoxhës, sasia e kokainës është ende duke u peshuar.
“Kur ke fat, ke fat… Në kohen dhe në vendin e duhur… Në Lipjan të Kosoves, në ambjentet e kompanise ku eshte kapur nje sasi e frikshme kokaine, e fshehur brenda nje ngarkesa me mish te nisur nga Brazili. Nderkohe oficeret e njesise speciale te policise se Kosoves dhe oficeret e antidroges nga Tirana jane ende duke punuar për te peshuar dhe saktesuar sa eshte sasia e sekuestruar e kokaines…” shkruan Hoxha. /abcnews.al/