Shpallet fituesja e “Miss Universe”, kush e rrëmbeu kurorën e më të bukurës

schedule12:04 - 17 Maj, 2021

schedule 12:04 - 17 Maj, 2021

Andrea Meza, bukuroshja që përfaqësonte Meksikën në Miss Universe ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës. Evenimenti u mbajt në Florida mbrëmjen e së dielës, që shënoi dhe rikthimin e konkursit pasi u anulua në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Meza mundi më shumë se 70 konkurrente nga e gjithë bota në edicionit e 69-të të Miss Universe, që u mbajt në Hard Rock Hotel & Casino në Hollywood, Florida. “Jam shumë e nderuar që jam zgjedhur në mesin e 73 grave të tjera mahnitëse me të cilat kam qëndruar sonte”, tha Meza.

Këtë vit, Shqipëria u përfaqësua nga 23-vjeçarja Paula Mehmetukaj, e cila shpall fituese e “Miss Universe Albania 2020”. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!