La Evropën për Indonezinë, Jon Tarifa rrëfehet për jetën e re dhe projektet e reja muzikore

schedule09:13 - 17 Maj, 2021

schedule 09:13 - 17 Maj, 2021

Artisti i mirënjohur Jon Tarifa është shpërngulur për pak kohë në Indonezi. Së bashku me familjen e tij, ai ka vendosur të largohet për një periudhë kohore nga Evropa për të shijuar jetesën në Bali. Në një rrëfim për “Abc-ja e mëngjesit”, Joni tregoi arsyen pse vendosi të shpërnguleshin pikërisht në këtë vend.

Sepse ne kemi ardhur shpesh në Bali, kemi 7 vite që vijmë çdo vit për pushime dhe para tre vitesh qëndruam më gjatë, për 100 ditë. Na pëlqeu dhe kur u kthyem në Holandë thamë që të jetonim për një ose dy vjet. Por kur lindi vajza thamë të presim, pastaj filloi pandemia. Tani jemi këtej, ndihemi të lumtur për këtë sepse Balin e kemi si shtëpinë e dytë.”, tregoi Tarifa.

Më tej, artisti u ndal dhe tek projektet e reja muzikore. “Së shpejti do lanoj dhe klipin e radhës që titullohet “When I Was Younger”, e cila flet për pasionin për futbollin kur kam qenë i vogël dhe tani, por kam shumë dëshirë që të xhrioj dhe një klip tjetër këtu në Bali, jam shumë i frymëzuar nga ky ishull.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!