Familja Mbretërore thuhet se kanë kërkuar që Meghan Markle dhe Princ Harry të heqin dorë nga titujt e tyre pas sulmeve të vazhdueshme të tyre. Pas intervistës me Oprah Winfrey, ku dyshja e famshme hodhi akuza ndaj familjes mbretërore duke e cilësuar si raciste, ka qenë Harry i cili ka acaruar më keq situatën.
Pak ditë më parë, Duka i Sussex-it kritikoi rolin e babait të tij, Charles si prind ndërsa zbuloi se kishte menduar largimin nga familja mbretërore që në moshën 20 vjeçare. Thuhet se anëtarët janë të inatosur për kritikat e Harry-t ndaj Princit Charles dhe për këtë kanë kërkuar të heqin dorë nga titujt mbretërorë.
“Duka i Sussex tani ka kaluar një kohë të konsiderueshme duke sulmuar institucionin për të cilin ai thotë se i ka shkaktuar kaq shumë dhimbje. Ekziston një ndjenjë në rritje që nëse nuk e pëlqen kaq shumë institucionin, nuk duhet të kesh tituj.”, tha burimi.
Një burim tjetër tha për Daily Mail: “Ata duhet të pezullojnë titujt, ata ekzistojnë por nuk përdoren, siç ranë dakord të bënin me HRH-të e tyre. Ata thjesht duhet të bëhen Harry dhe Meghan. Dhe nëse ata nuk pranojnë ta bëjnë atë, ata duhet të shpjegojnë pse jo.” Harry dhe Markle, hoqën dorë nga titujt e tyre “HRH”, pas largimit drejt SHBA-së.
/abcnews.al