Nga Leontina Nika
33 fëmijë të moshës 9- 14 vjeç janë bërë bashkë në kolonin e artit, organizuar nga Qendra Kulturore dhe Tetari i Kukullave.
Punimet e tyre janë fokusuar në bukuritë e peisazhit periferik të Tiranës si dhe tek monumentet e kulturës thekson udhëheqësja Ruzmira Bejaj.
“Për të përcjellë Tiranën nuk është vetëm peisazhi por edhe monumentet e kulturës që fëmijët duhet ta njohin dhe ta përçojnë te të tjerët”, ka thënë ajo.
Të ruajmë historinë ky është mesazhi që përcjellin fëmijët. Punimet e tyre u prezantuan në ambientet e Kalasë së Tiranës./abcnews.al