Epidam Zeqo përmbush amanetin e të atit, i mëson shqip së bijës, me fabulat e “Gjyshi Moikomit”

schedule19:01 - 16 Maj, 2021

schedule 19:01 - 16 Maj, 2021

Nga Leontina Nika

“Libri i Minifabulave” i shkrimtarit dhe eruditit  Moikom Zeqo ka lindur përgjatë pandemisë nga amaneti i Moikomit që mbesa e tij Pandora, vajza e të birit Epidamn, të mësojë shqip nëpërmjet fabulave dhe vjershave të shkruara nga gjyshi saj.

“Libri i është dedikuar Pandorës pasi ajo është dhe origjina e kësaj ideje, amaneti i Moikom ishte që ajo të mësonte shqip. Ajo tashmë din 500 fjalë shqip, që është shumë cilësore. Gjuha dominonte është anglishtja se jeton atje dhe mamaja e saj është e huaj, por kjo më lumturon”, ka thënë ai.

Këto minifabula të përzgjedhuara nga librat e Moikomit, që përfshihen në këtë botim, shoqërohen me ilustrimet origjinale në akuarel,  që e bëjnë tekstin tërheqëse dhe të prekshme për fëmijët dhe prindërit, krijuara nga  piktorja Enkeleida Ester Prifti.

Ideja e Epidamnit është që të mbajë gjallë kujtimin e të atit,  përmes veprës së tij shumë dimensionale. Ky është vetëm fillim pasi serinë e “Gjyshit Moikom”, do ta zgjeroi me fabulat, tregimet, përrallat dhe vjershat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!