Tottenham fitoi 2-0 ndaj Wolves ditën e sotme. Ekipi londinez shënoi nga një gol për pjesë dhe mori tre pikët. Matematika i mban Spurs në garë për një biletë në Champions League, por ky objektiv është shumë i vështirë për t’u arritur.
Goals from Kane and Hojbjerg either side of half-time give Spurs the win#TOTWOL pic.twitter.com/1f1K0gJCmt
— Premier League (@premierleague) May 16, 2021
Chelsea i vendit të katërt është pesë pikë larg, teksa kanë mbetur për t’u luajtur edhe dy javë kampionat. “Ujqit” rezistuan mirë deri në minutën e fundit të pjesës së parë, momenti kur kapiteni Harry Kane i ndëshkoi.
Goli i qetësisë erdhi në minutën e 62-të me anë të Pierre-Emile Hojbjerg. Portieri i Wolves grushtoi një gjuajtje të Gareth Bale dhe “luftëtari” viking përfitoi duke dërguar topin në rrjetë. Sfida nuk pati më histori dhe Tottenham renditet aktualisht në vend të gjashtë. /abcnews.al

