Idhulli i tifozëve, Raul: Reali shtëpia ime, kot nuk vendosa të bëhem trajner

schedule16:18 - 16 Maj, 2021

schedule 16:18 - 16 Maj, 2021

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit. Shumë emra përfliten si pasuesit e francezit në stolin e “Los Blancos”. Iberikja Marca ka bërë një sondazh në lidhje me të preferuarin e tifozëve.

Në krye qëndron Raul me 76% të preferencave. Ish-sulmuesi i famshëm spanjoll, aktualisht drejton ekipin B të Realit. Tifozët mendojnë se ka ardhur koha që idhulli i tyre të bëjë hapin e madh.

Raul ka thyer heshtjen dhe flet rreth mundësisë për të marrë drejtimin e skuadrës ku shkroi historinë si futbollist. “Reali është shtëpia ime dhe ky është vendi ku dua të jem. Unë jam një njeri i klubit.

Unë vendosa të bëhem trajner për të punuar te Reali. Por nuk është momenti i duhur për të biseduar rreth së ardhmes“, deklaroi 43-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!