Miller “mbret” në garën e Francës, Marquez e tradhton motori në kthesë

schedule15:17 - 16 Maj, 2021

schedule 15:17 - 16 Maj, 2021

Është mbyllur para pak çastesh gara e Çmimit të madh të Francës në MotoGp. Në vendin e parë u rendit Jack Miller me Ducatti. Australiani nuk vuajti shumë dhe e dominoi pjesën më të madhe të garës.

Ndërkohë në vendin e dytë flamurin me kuadrate e kaloi francezi Johan Zarco, teksa kryesuesi i tabelës së renditjes së përgjithshme, Fabio Quartararo u rendit në vendin e tretë, teksa u nis nga vendi i parë, pasi kishte fituar provat zyrtare dje.

Ditë e mirë për sa i përket fuqisë së krahut të tij të operuar, por negativ përfundimi për Marc Marquez. Spanjolli përfundoi jashtë garës, pasi rrëshqiti në kthesën numër 6 pas 12 xhirosh. Ndërkohë, Rossi u rendit i 11-ti, duke bërë një garë të mirë, por pa pikë. /abcnews.al