Një person ka mbetur i plagosur në një aksident në Sarandë. Sipas burimeve nga policia ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, shtetasi F. N ka humbur kontrollin mbi mjet dhe për pasojë është përplasur me murin mbajtës.
Për pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, shtetasi i mitur me iniciale R. P, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 15.05.2021, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, shtetasi F. N ka humbur kontrollin mbi mjet dhe për pasojë është përplasur me murin mbajtës. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, shtetasi i mitur me iniciale R. P, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit,” njofton policia.