Vuçiç: Ndryshimi i kufijve ndodh vetëm nën mandatin e OKB

schedule13:06 - 15 Maj, 2021

schedule 13:06 - 15 Maj, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se ai është kundër ndryshimit të kufijve, por kjo ide, sipas tij, do të mund të gjente zbatim vetëm nëse do të mandatohej nga Organizata e Kombeve të Bashkuara ose një institucion tjetër.

“Ndryshimi i kufirit është i mundur vetëm nën mandatin e Kombeve të Bashkuara ose ndonjë institucioni tjetër”, tha Vuçiç për televizionin TV Prva, duke shtuar se pozicioni i Serbisë bazohet në respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Gjatë javëve të fundit, mediat në rajon, por edhe më gjerë, kanë shkruar për idetë për ndryshimin e kufijve të vendeve në rajonit të Ballkanit si mundësi për të zgjidhur çështjet e mbetura si të pazgjidhura nga procesi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Shtypi në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni ka shkruar se për këto ide kryeministri slloven Janez Jansha, vendi i së cilit merr së shpejti edhe kryesimin e radhës të BE-së, kishte dorëzuar në Bruksel një “non paper”.

Nga ana tjetër BE kanë thënë disa herë se “nuk e kanë parë një letër të tillë”.  Në gjuhën e institucioneve evropiane, non-paper është një dokument joformal, i cili ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, në përpjekje për të gjetur marrëveshje për ndonjë çështje të kontestuar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!