Këngëtarja e njohur shqiptare, Loreta Kaçka, ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira në jetë, zhvendosjen nga Korça në Durrës së bashku me familjen në vitin 1986
E ftuar së fundmi në rubrikën “5 data”, në të cilën ka përzgjedhur datat më të rëndësishme në jetë, ajo i ka prekur të gjithë me rrëfimin.
“Kam pasur një jetë shumë të vështirë. Kemi qenë gjithmonë me rroba në kurriz. Kemi ndërruar shumë vende. Nuk ka qenë e lehtë me të thënë të drejtën, por i jemi përshtatur punës së babait ka qenë e domosdoshme që ne të shkonim ku të shkonte ai me punë”, ka treguar Lori.
Më tej, ajo ka theksuar se ndjehet me fat që ka prekur nga trevat shqiptare si jugore, Shqipëri e mesme apo atë të veriut.
“Unë kam pasur fatin të prek shumë nga trevat shqiptare do të thotë në Shqipërinë jugore, të mesme atë të veriut, kjo në fakt më ka ndihmuar shumë në jetë, për shumë arsye dhe për shumë gjëra”, ka shtoi Lori.
Kujtojmë që pak ditë më parë Lori solli një version ndryshe të këngës “Kujt i thua xhan” të Bertan Asllanit./abcnews.al