Dy palestinezë kanë humbur jetën pasi u qëlluan nga izraelitët në Bregun Perëndimor. Sipas raportimeve, më shumë se 100 persona janë plagosur gjatë përplasjeve në territorin e pushtuar.
Ushtria izraelite tha se neutralizoi një burrë që tentoi të plagoste me thikë një ushtar në një vendndalim në Ofra.
Kurse, autoritet palestinezë konfirmuan vdekjen e dy burrave, njëri prej tyre thuhet se u qëllua për vdekje nga ushtarët izraelitë pranë Jenin-it. /abcnews.al/