Pistat kryesore të hetimit: Urdhri për të vrarë Everest Çakën erdhi nga jashtë

schedule12:59 - 14 Maj, 2021

schedule 12:59 - 14 Maj, 2021

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Everest Çakës tre ditë më parë në Elbasan. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Çaka dyshohet të jetë ekzekutuar pasi kishte marrë drejtimin e pazareve të drogës në Europë pas vrasjes mafioze të Arjan Spahiut në nëntor 2020 në Molebeg. Kjo është edhe pista kryesore në të cilën është fokusuar grupi hetimor i ngritur pas vrasjes.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor urdhrin për ekzekutimin e 41-vjeçarit është dhënë nga jashtë Shqipërisë, shkruan abcnews.al.

Ndërkohë grupi hetimore në bashkëpunim të ngushte me prokurorinë e Elbasanit kanë dhe një pistë të dytë, atë të hakmarrjes për shkak të hasmërive që viktima kishte, pasi 11 vite më parë ju ekzekutua i vëllai në Barcelonë. Vrasje në të cilën kanë qenë autorë të dyshuar Florenc Alikaj dhe Zenel Mahmuti.

Pas kësaj vrasje katër viktima do të regjistroheshin në Elbasan, të cilët ishin të afërm të dy personave që dyshohet të kishin marrë pjesë në ekzekutimin e të vëllait të Everest Çakës në Barcelonë vite me parë,respektivisht Florenc Alikaj (i vrarë pas të vëllait të tij në Elbasan, Gëzim Alikaj) i njohur me pseudonimin “Lenc Kokëmadhi” si dhe Zenel Mahmutaj një person shumë i rrezikshëm sipas të dhënave policore, i dyshuar për më shume se dhjetë vrasje brenda dhe jashtë vendit dhe sipas informacioneve në rruge operative aktualisht ndodhet ne Brazil.

Lexo edhe: Vrasja e Everest Çakës në Elbasan, zbardhet dëshmia e gruas: Autori u afrua dhe qëlloi disa herë

Viktima Everest Çaka, ka qenë i dyshuar edhe për një ngjarje tjeter të rende, e ndodhur në mars të vitit 2011, ku në lagjen “Syrja Dylgjeri” janë qëlluar me nga një plumb në kokë teksa flinin në një dhomë, dy vëllezerit Xhelal dhe Pellumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti, ndërsa e plagosur mbeti dhe një grua e cila luajti rolin sikur ishte e vdekur për t’i shpëtuar plumbave.

Everest Çaka u vra me 12 plumba nga një armë tip pistoletë me selenciator në një pritë mafioze në lagjen “Skënderbej’ të Elbasanit. Ai u qëllua teksa ishte në automjet me bashkëshorten e tij, Silvana Çaka. Kjo e fundit u plagos në dorë, ndërsa 41-vjeçari ndërroi jetë në vend. g.v/abcnews.al