Një delegacion egjiptian që u takua me zyrtarë izraelitë për të ndërmjetësuar në negocimin e një armëpushimi nuk arriti rezultat pozitiv, i tha një burim egjiptian i sigurisë agjencisë së lajmeve DPA.
Izraeli refuzoi të gjitha iniciativat e ndërmjetësimit për të arritur armëpushim, madje edhe të përkohshëm, me forcat palestineze në Rripin e Gazës, shton burimi, raporton Aljazeera.
Lexo edhe: 7 dekada konflikt, historia e përplasjeve Izrael-Palestinë
Sipas burimit, Izraeli synon të shkatërrojë aftësitë ushtarake të Hamasit dhe fraksioneve të tjera në Gaza dhe të synojë një numër zyrtarësh të lartë të Hamasit të kërkuar nga Izraeli, para se të kthehet në negociata për një armëpushim. g.v/abcnews.al