Franca regjistron mbi 19 mijë raste me Covid dhe 131 humbje jete në 24 orë

schedule20:39 - 13 Maj, 2021

schedule 20:39 - 13 Maj, 2021

Franca ka shënuar 19, 461 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke shënuar kështu një rritje të të infektuarve me 2 %.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 131 pacientë me Covid humbën jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 107, 205 humbje jetë.

Autoritetet bëjnë me dije se është shënuar një ulje e numrit të pacientëve të shtruar në spitale, për të 10 ditë radhazi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!