Vllaznia mori tre pikë të arta në Ballsh, falë një goli të Albion Avdiajt dhe është pranë sigurimit të kupave të Europës edhe nga kampionati. Trajneri Thomas Brdaric, pas triumfit të sotëm, foli si zakonisht në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Ishte një rezultat shumë i mirë për ne, e merituam. Me gjithë respektin, por ishim më mirë se kundërshtari. Luajtëm një ndeshje të mirë dhe dua të falënderoj skuadrën time për fitoren.
Reagimi në rastin e Avdijajt? Për mua ishte një situatë vendimtare, ishte një penallti e qartë. Është më e lehtë të luash në Ballsh kur je në avantazh të dyfishtë, pasi do të kesh më shumë hapësira.
Do duhej të prisnim deri në momentet e fundit, pasi nuk dihet se çfarë do të ndodhte. Mendoj se ishte vendim i drejtë aktivizimi i Avdijajt. Sezoni është i gjatë, duhet që të vijnë në formë edhe lojtarët e tjerë.
Pritëm gjatë për Avdijajn, ka qenë i pafat, disa dëmtime e mërzitën pak futbollistin, por ditët e fundit e kam parë në formë. Ai mund të ndihmojë ekipin dhe ai ishte alternativa për të bërë mirë në ndeshjen e sotme“, theksoi Brdaric. /abcnews.al