Nga inatet mes vajzave deri te vlerësimet, Irisa rrëfehet për Abcnews.al: Dua të kem një program timin

schedule16:47 - 13 Maj, 2021

schedule 16:47 - 13 Maj, 2021

Konkurrentja e “Style Star Show”, Iris Çela ka zbuluar shumë të fshehta rreth emisionit që trasmetohet çdo të premte në ekranin e ABC.

Në një intervistë të zhvilluar nga gazetari i Abcnews.al, Ermal Vaka, ajo ka thënë që pas pjesëmarrjes në këtë spektakël e njohin të gjithë dhe e komplimentojnë.

Kam vënë re që kur shkoj në qendra tregtare më ndalojnë vajza më të vogla ose mosha ime dhe më thonë: “Uau Irisi, qenke më e mirë live”. Kështu marrë më shumë komplimenta dhe më bëjnë të ndihem më e plotësuar, të eci me një vetbesim më të madh në emision”.

Iris ka treguar se në “Style Star Show”, ka shumë rivalitet mes vajzave, pavarësisht shoqërisë që mund të kenë krijuar.

Po, ka rivalitet mes vajzave, sidomos episode e fundit ndihet shumë. Pavarësisht shoqërisë      që mund të jetë krijuar këtu midis nesh, në fund fare ngelet një konkurs dhe secila do të jetë më e mira”.

Sipas bukuroshes, ky rivalitet përkthehet edhe me votë, por nuk duhet të ndodhë.

Me tolerime po, po ndonjëherë kthehet edhe me votë. Por mendoj që këto janë të parëndësishme që nuk duhet t’i shikojnë vajzat këto gjëra, por duhet të vënë atë çfarë ne në të vërtetë meritojmë. As mos të ulin dhe as mos të ngrenë pikë. Në fillim ne u bëmë shoqe me njëra-tjetrën dhe filluam të ngrenim ndonjë pikë për secilën, por që mendoj që duhet të jemi shumë realiste për ç’ka ne prezantojmë për këtë veshje”.

Irisi është ndalur edhe me emra, duke veçuar disa nga konkurentet si më të mirat.

“Këtu ka vajza me potencial shumë të mirë, është Bora, Enxhi, Alda, Dhespina, por që mbetet për t’u parë deri në fund, sepse unë vetë po surprizohem nga vetja ime, më duket sikur po vij në çdo puntatë më mirë”.

Në fund, ajo ka zbuluar se planet e saj për të ardhmen lidhen me botën e televizionit.

Besoj se shumë shpejt do të jem pjesë e televizionit edhe unë. Është një nga qëllimet që i kam vënë vetes dhe besoj se do spikatem për këtë gjë. E kam një nga ëndrrat e mia që të kem një program timin një ditë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!