Princ Harry ka zbuluar se kishte menduar të largohej nga Familja Mbretërore që në të 20-at e tij. Duka i Sussex-it u shfaq në podcastin ‘Armchair Expert’, ku u shpreh se ndihej se nuk e donte “punën” e princit kur ishte më i ri.
Harry përmendi përvojën e nënës së tij, Princeshës Diana, si arsye pse nuk donte pas kishte frikë se historia do të përsëritej. Harry dhe Meghan Markle u larguan nga rolet mbretërore vitin e kaluar për të filluar një jetë të re në SHBA me djalin, Archie.
Duka ka thënë më parë se ndihej i bllokuar në familje por nuk do të ishte larguar pa Meghan. Por tani ka zbuluar se e kishte menduar ta bënte atë shumë kohë para se të takoheshin. “Në fillim të të 20-ave, thoja nuk e dua këtë punë. Nuk dua të jem këtu, nuk dua ta bëj këtë, shiko çfarë i bëri mamasë time.”, tha Harry.
/abcnews.al