Kosova ndërpret procesin e vaksinimit për Fiter Bajram, rinis nesër

schedule13:45 - 13 Maj, 2021

schedule 13:45 - 13 Maj, 2021

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës  ka bërë me dije se është ndërprerë  procesi i vaksinimit, kjo për shkak të festës së Fitër Bajramit.

Në njoftimin e dërguar nga MSH-ja për orarin e vaksinimit, thuhet se vaksinimi do të vazhdojë të premten. Vaksinimi do të fillojë nga ora 08:00 e do të zgjasë deri në orën 19:30 dhe do të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeçare. Prioritet thuhet se do të kenë ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova.

Për banorët e kryeqytetit, vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori”, derisa nëpër komunat e tjera, vaksinimi do të kryhet nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.

I njëjti orar i vaksinimit do të jetë edhe për ditën e shtunë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!