Pyetja që e bëri për “ujë të ftohtë”, Oprah Winfrey tregon situatën e sikletshme me aktoren e njohur

schedule12:29 - 13 Maj, 2021

schedule 12:29 - 13 Maj, 2021

Oprah Winfrey është një ndër ikonat e televizionit në SHBA dhe njihet për intervistat e saj me personalitete të njohura. Prezantuesja 67-vjeçare nuk hezitoi të pranonte, në një podcast në të cilin ishte ftuar, se është penduar për një pyetje që i ka bërë një ylli shumë të madh të filmit.

Duke folur për emisionet dhe faktin se sa shumë kanë ndryshuar tani, Oprah zbuloi gjatë bisedës se kishte pyetur aktoren e famshme Sally Field se nëse partneri i saj i atëhershëm gjithashtu një aktor, Burt Reynolds e hiqte paruken kur flinte.

Oprah Winfrey - WHYY

Ishte një gabim i madh. Edhe tani që e them unë dridhem. E pyeta vetëm sepse producentët më quanin kështu. Ishte ajo që të gjithë donin të dinin. Kështu që unë e bëra atë. Dhe ajo më bëri për ujë të ftohtë”, tha ajo duke pranuar se nuk duhej ta kishte pyetur. “Unë e meritoja këtë reagim. Ishte një pyetje e papërshtatshme “.

Oprah Winfrey: Not married, no children and no regrets, she says

Burt Reynolds kishte pranuar në intervista se ai gjithmonë mbante një paruke, sepse flokët e tij ishin të hollë. Disa vjet para vdekjes së tij, në 2018 nga një sulm në zemër, ai kishte deklaruar se nëse do t’ja niste nga fillimi do të preferonte të mbante pamjen e tij natyrale. /abcnews.al