Viola Shehu është aktorja e vogël që spikati me talentin e saj në spektaklin e humorit, “Kosherja” në ABC. E njohur me rolin e Gretës, 9 vjeçarja rrëfeu detaje nga roli i saj dhe si u bë pjesë e shtëpisë më të re të humorit.
“Të them të drejtën nuk më ka pas pëlqyer fare aktrimi. Por unë jam në një kurs teatri dhe profesori im më futi tek Kosherja. Më dha këtë rolin dhe e pranova. Më pëlqeu teksti i parë, ishte shumë humorist.”, tha Viola.
Ajo tregoi se megjithëse kishte menduar që në të ardhmen të ndiqte shkencat natyrore, tashmë me angazhimin tek “Kosherja”, mendon se aktrimi do të jetë rruga e saj artistike.
“Kjo rruga e aktrimit po më pëlqen sepse në fillim kam qenë më shumë tek shkencat. Po tani që jam këtu mendoj se do të bëhem aktore.“, u shpreh 9 vjeçarja. /abcnews.al