Kamer Idrizi, 43-vjeçari i ekzekutuar në Butel të Shkupit në një atentat mafioz pak kohë më parë kishte humbur edhe të vëllanë. Në një status në rrjetet sociale të bërë pak kohë më parë, ai kishte shkruar disa fjalë prekëse në përvjetorin e lindjes së të vëllait.
“Ditën e filloj me ty, natën e mbaroj me ty, çdo gëzim e ndaj me ty,qdo hall e qaj me ty, çdo sukses e arijj me ty, qdo pikëllim e kaloj me ty. Ngado që të shkoj ti je pran mua ngado që të shkoj e di ti smë le vetëm kur mua, çdo ditë të jetës time kur zgjohem në mëngjes shikoj foton tënde dhe të përshëndes.
Tash po të shikoj ty edhe pse tkam tatu, të kam thell në zemër e di që je tum ndëgju,vëllau yt i vogël ditëlindjen do me ta uru e sa të ket jetë Kameri ditëlindjen tënde ka me festu. Enver”, shkruante Idrizi.
43-vjeçari u qëllua ditën e djeshme me më shumë se 80 plumba teksa po udhëtonte në një makinë bashkë me nipin e tij 22-vjeçar i cili fillimisht mbeti i plagosur rëndë./mv.abcnews.al