Përplasja midis Izraelit dhe Hamasit nuk po tregon asnjë shenjë de-përshkallëzimi duke nxitur frikën e një lufte në shkallë të gjerë. Më shumë se 1000 raketa u hodhën në territorin izraelit, sulme të vazhdueshme ajrore në Rripin e Gazës dhe me një bilanc të zi, më shumë se 74 të vdekur që nga e hëna.
Udhëheqësit botërore i kanë thirrje Izraelit dhe Palestinës t’i japin fund konfliktit duke zgjedhur rrugën e paqes.
Presidenti i SHBA Joe Biden pati një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe u shfaq optimist duke thënë se dhuna midis izraelitëve dhe palestinezëve do të mbaronte së shpejti.
Presidenti rus Vladimir Putin më 12 maj nxiti Izraelin dhe Palestinën të ndërmarrin hapa drejt de-përshkallëzimit. Rexhep Tajip Erdogan, Presidenti i Turqisë, ka thënë se bota duhet t’i japë Izraelit një mësim “të fortë”. Erdogan sugjeroi që kombet duhet të dërgojnë forca mbrojtëse në rajon në mënyrë që të mbrojnë civilët palestinezë”.
Erdogan ka mbrojtur palestinezët që nga fillimi i konfliktit.
“Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e shqetësuar nga dhuna në rritje dhe numri i viktimave civile. Ne duam të shohim de-përshkallëzim urgjent të tensioneve,” tha Boris Johnson.
India ka shprehur shqetësim të thellë për konfliktet dhe u ka bërë thirrje të dy palëve që të shmangin ndryshimin e status-quos në terren./abcnews.al