Ky është 41-vjeçari Everest Çaka që u vra mbrëmjen e së martës në Elbasan. Në krah të tij ndodhet bashkëshortja Silvana Çaka, e cila ndodhej me të në automjet kur ndodhi ngjarja dhe mori një plagë në dorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 në lagjen “Skënderbej”, në rrethana që mbeten ende të paqarta. Mësohet se ekzekutimi është kryer me armë me silenciator pasi banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna.
Alarmin e ka dhënë bashkëshortja e viktimës e cila u plagos në dorë. Ndërkohë, në hyrje-daljet e Elbasanit janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon monitorimi i zonës.
41-vjeçai është djali i tezes se Arjan Spahiut i cili është ekzekutuar në nëntor në Belgjikë. Më shumë se 10 vite më parë, Çaka ka qenë i arrestuar për vrasjen e Gëzim Alikajt. Po ashtu, mësohet se viktimës, vite më parë i është vrarë vëllai në Barcelonë, pasi i zunë pritën dhe e ekzekutuan me armë zjarri. sb/abcnews.al/