Për shkak të trendit të favorshëm të situatës epidemiologjike në Malin e Zi, autoritetet kanë parë të arsyeshme që të hiqet ora policore. Kështu Mali i Zi do të kryej një “eksperiment” duke hequr orën policore nga 12 maj deri më 20 maj ndërsa më pas do të rivlerësoj situatën se si ka ecur trendi i infektimeve. Njoftimi është bërë nga ministria e Brendshme e Malit të Zi.
“Në territorin e Malit të Zi, ndalimi i lëvizjes, i cili ishte i vlefshëm nga mesnata deri në pesë të mëngjesit dhe ndalimi i trafikut ndërqytetas, i cili ishte në fuqi gjatë fundjavave, janë hequr plotësisht,” theksohet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sa i përket muzikës në objektet hotelierike masa lëviz për një orë dhe lejohet nga ora 19 deri në orën 22.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe biznesmenëve që kanë treguar një vetëdije për t’u patur zili për rëndësinë e ruajtjes së shëndetit publik që të vazhdojnë të respektojnë masat e përshkruara, dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha inspektimeve për të kryer kontrolle edhe më me kujdes”, tha Ministria.
Ata vërejnë se, në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, ndalimet në trafikun ndërqytetas dhe kufizimi në kohë i lirisë së lëvizjes do të vendosen përsëri dhe pa vonesë. E.L/abcnews.al/