Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Prindërit e morën në serë, makina përplas për vdekje fëmijën shqiptar në Greqi

schedule17:15 - 11 Maj, 2021

schedule 17:15 - 11 Maj, 2021

Një fëmijë shqiptar 5 vjeç është përplasur për vdekje në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lechaina. Vajza ishte me prindërit, të cilët punonin në një serë, ndërsa një makinë e përplasi në rrugë për vdekje vajzën.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja shkaktoi tronditje te punëtorët që vrapuan të gjithë për t’i ardhur në ndihmë fëmijës, por goditja rezultoi fatale duke i marrë jetën në vend fëmijës.

Drejtuesi i automjetit u arrestua. “Prindërit janë është tronditur. Varrimi i 5-vjeçares, Klaudia ka shumë të ngjarë të bëhet në Shqipëri” shkruajnë mediat në vendin fqinj./ Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!