Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka denoncuar, nga sa duket nga pamjet, ndërhyrjen në fletët e votimit, në një qendër numërimi në Tepelenë.
Në një video të filmuar nga vetë kamerat 360 gradë të vendosura nëpër KZAZ nga KQZ, mund të shihet sesi anëtarët e grupit numërues në KZAZ Nr. 79 vendosin herë pas here shenja në fletët e votimit gjatë procesit të numërimit.
Në një postim në Facebook, LVV deklaron se rasti është denoncuar edhe më herët me anë të një videoje amatore, por tashmë e njëjta gjë mund të shihet edhe nga kamerat e KQZ-së.
Pamjet filmike janë depozituar të hënën si provë në ankesën e dorëzuar nga Kandidati i Pavarur Kreshnik Merxhani në KQZ/KAS. VV ka kërkuar që të merren menjëherë masa administrative nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe që të ndiqen penalisht personat e përfshirë.
POSTIMI