Hans-Dieter Flick është gjithnjë e më afër Gjermanisë. Trajneri i suksesshëm do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit, aty ku do e zëvendësojë Julian Nagelsmann.
56-vjeçari pritet të zëvendësojë Joachim Low në stolin e katër herë kampionëve të botës pas përfundimit të Euro 2020, diçka që e konfirmon edhe Oliver Bierhoff.
Drejtori i Përgjithshëm i ekipit kombëtares gjermane ka folur në lidhje me këtë temë për Abendzeitung. “Kam besim se do të jetë Flick trajneri i ri, e di se sa i rëndësishëm është ai për Gjermaninë.
Vendosëm të mos i intensifikonim bisedimet me të përpara se Bayerni të fitonte titullin, por mund ta bëjmë tani një gjë të tillë“, deklaroi ish-sulmuesi i njohur gjerman. /abcnews.al