Konflikti Izrael-Palestinë, ministria e Jashtme në Shqipëri: Të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm i gjendjes

schedule14:21 - 11 Maj, 2021

schedule 14:21 - 11 Maj, 2021

Ministria e Jashtme në Shqipëri ka reaguar ndaj sulmeve të fundit të ndodhura në Izrael ku deri më tani kanë humbur jetën 22 persona dhe janë plagosur mbi 700 të tjerë.

MEPJ ka dënuar sulmet me raketa kundër Izraelit.

Përmes një postimi në faqen zyrytare në tëitter, ministria shkruan se sulmet dhe konfliktet mes Izraelit dhe Palestinës duhet që të mbarojnë pasi po sjellin një dëm të madh te qytetarët e dy vendeve. MPJ shkruan se përshkallëzimi i mëtejshëm i sulmeve të shmanget dhe qetësia duhet të rikthehet në vend.

Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Jeruzalem dhe brenda dhe përreth Gazas. Sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë. Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget,” shkruhet në postim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!