Francesco Totti e riktheu në modë “panenka”-n në gjysmëfinalen e Euro 2020 kundër Holandës. Ylli italian i befasoi të gjithë në ekzekutimin e penalltisë 21 vite më parë dhe prej atij momenti të shumtë janë ata që kanë zgjedhur mënyrën e veçantë të goditjes së penalltive.
Shumë ia kanë dalë, e plot të tjerë janë turpëruar nga portierët kundërshtarë. I fundit që ka dështuar është Bryan Taiva. Sulmuesi 25-vjeçar është pjesë e Deportes Santa Cruz, ekip që garon në divizionin e dytë të futbollit kilen.
https://streamable.com/q2qevi
Gjatë ndeshjes së fundit ndaj Deportes Temuco në transfertë, Taiva pati një mundësi të artë për të shënuar. Ekipi mik fitoi një penallti në minutat e fundit dhe lojtari latin tentoi të shënonte me “panenka”.
Rezultati? Për t’u harruar. Taiva dështoi totalisht dhe portieri kundërshtar nuk e pati aspak të vështirë të presë topin. Një “panenka” amatore, që për fatin e mirë të sulmuesit nuk rezultoi vendimtare, pasi Deportes Santa Cruz fitoi 0-1. /abcnews.al