Pfizer- Biontech: Vaksina jonë është efektive kundër mutacioneve kryesore

schedule20:46 - 10 Maj, 2021

schedule 20:46 - 10 Maj, 2021

Pfizer-Biontech njofton se nuk ka nevojë të zhvillohet një formulë e re vaksine.

Kompania farmaceutike Biontech njoftoi se vaksina e saj është efektive kundër varianteve të koronavirusit dhe se asnjë studim deri më tani nuk tregon se ekziston nevoja për të zhvilluar një formulë të re të ilaçit të përdorur.

“Deri më sot, nuk ka asnjë tregues që është e nevojshme një përshtatje e vaksinës aktuale të biontech kundër varianteve kryesore të identifikuara,” tha kompania në një deklaratë, duke shtuar se po zhvillonte një strategji gjithëpërfshirëse për të adresuar këto variante nëse është e nevojshme në të ardhmen. E.L /abcnews.al/