Hansi Flick do të jetë trajneri i Gjermanisë dhe në fakt ky nuk është nja lajm i ri, duke pasur parasysh që në çdo media është raportuar se kjo ishte edhe një nga arsyet se pse ai u largua nga Bayern Munich.
Për disa kohë u përfol edhe për klube që po e tentonin Flickm, por Abendzeitung, në Gjermani raporton se Flick tashmë ka nënshkruar me Federatën Gjermane të Futbollit dhe do ta drejtojë kombëtaren e vendit të tij në kualifikueset për “Katar 2022” dhe në EURO 2024.
Europiani do të zhvillohet në Gjermani dhe normalisht 3 herë kampionët e Europës do kërkojnë ta ngrenë trofeun. Flick do të pasojë Joachim Low, i cili largohet direkt pas EURO 2020, që përfundon më 11 korrik. /abcnews.al