Qeveria gjermane sot dha “dritën jeshile” për vaksinën Johnson & Johnson. Vendimi i autoriteteve i jep të drejtë çdo të rrituri gjerman që të vaksinohet me këtë vaksinë.
Megjithëse disa vende kanë kufizuar përdorimin e vaksinës me një dozë të vetme pas shfaqjes së efekteve anësore të rralla, si tromboza, vendi i Angela Merkel më në fund ka vendosur të mos kufizojë përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson për njerëzit mbi 60 vjeç.
Në një konferencë për shtyp, Ministri gjerman i Shëndetësisë deklaroi sot se tani të gjithë të rriturit do të jenë në gjendje të përfitojnë nga vaksina me dozë të vetme pas konsultimit me mjekun e tyre. g.v/abcnews.al