Në takimin e parë pas fitores së 25 Prillit, mes deputetëve të PS u pa edhe Ditmir Bushati të cilit i mbaron mandati në shtator. Bushati nuk u përfshi nga kreu i qeverisë Edi Rama në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Edi Rama deklaroi se Bushati kishte zbritur nga treni duke nënkuptuar se ishte pasiv nga momenti që u zëvendësua si drejtues politik i qarkut të Shkodrës dhe se ka mbajtur fjalime publike në vend që të ishte i fokusuar te puna në terren.
Bushati u përgjigj “Nuk ka rëndësi se në cilin tren udhëtoni, e rëndësishme është në cilin stacion treni ndaloni”. Ndërkohë që “lufta” në distancë vijon
Në takim ishte edhe Mimi Kodheli dhe emra të tjerë të PS që nuk arritën të thyejnë herësin për të ardhur në Kuvend, pasi ishin renditur në pozicion të pasigurt./mv.abcnews.al