Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 5 mijë franga zvicerane nga FIFA për shkak të sjelljes së tifozëve në sfidën ndaj Italisë të luajtur më 9 Tetor në Shkodër. Vendimi i komisionit te disiplines pranë FIFA-s ka të bëjë kryesisht me ndezjen e flakadanëve nga tifozët tanë në shkallët e stadiumit Loro Boriçi, gjatë ndeshjes Shqipëri-Itali, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018.
Në total në këtë sezon të kualikueseve të Botërorit, FSHF është gjobitur me 250 mijë franga për problemet e krijuara nga tifozeria apo probleme të tjera./abcnews.al
Ndeshja me Italinë, FIFA gjobit FSHF
schedule22:44 - 7 Nëntor, 2017
schedule 22:44 - 7 Nëntor, 2017