Fabio Paratici ka dhënë një prononcim të shkurtër përpara fillimit të ndeshjes Juventus-Milan. Drejtori sportiv i bardhezinjve ka komentuar për Sky Sport zërat që e lidhin me një transferim te Bayern Munchen.
“Të gjithë jemi të përqendruar te ndeshja e sotme, duam të marrim një rezultat pozitiv. Kemi një objektiv për të arritur dhe jemi të gjithë të fokusuar për t’u kualifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Kontrata ime me Juventusin ka qenë duke skaduar shumë herë, një gjë e tillë nuk është problem për mua. Do të diskutoj me presidentin në kohën e duhur për të ardhmen time“, deklaroi Paratici. /abcnews.al