Roma reagoi pas eliminimit nga Manchester United në Europa League. Ekipi verdhekuq, që sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Jose Mourinho në stol, u rikthye te fitorja në Serie A pas suksesit 5-0 ndaj Crotones.
Marash Kumbulla e nisi ndeshjen nga fillimi, teksa pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol në “Olimpico”. Roma ndryshoi fytyrë në 45 minutat e dyta, gjatë së cilave e gjeti plot pesë herë rrugën e rrjetës.
Borja Mayoral dhe Lorenzo Pellegrini realizuan nga një dygolësh, teksa pati festë edhe për armenin Henrikh Mkhitaryan. Fitorja e sotme e ka ngjitur ekipin kryeqytetas në vendin e shtatë.
58 pikë numëron Roma, që po garon për një biletë në Europa League. Për momentin është e kualifikuar, por Sassulo është vetëm dy pikë larg. /abcnews.al