Berisha mesazh në ditën e Europës: BE i ka dhënë Shqipërisë ndihmë bujare

schedule18:27 - 9 Maj, 2021

schedule 18:27 - 9 Maj, 2021

Në ditën e Europës, ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar në rrjetet sociale se Shqipëria është 8 vite pas. Berisha shkruan se BE në këto tre dekada i ka dhënë Shqipërisë ndihmën bujare më të madhe në historinë e saj.

“Sot Dita e Europes! Miq, sot popujt e vendeve anetare te BE kremtojne diten e Europes, diten e themelimit dekada me pare te Bashkimit Europian. Eterit vizionar te ketij Bashkimi me projektin e tyre krijuan mrekulline me te madhe politke, ekonomike, sociale qe Europa ka njohur ne tere historine e saj.

Bashkimi Europian ne dekadat e ekzistences tij ka njohur veshtiresi por edhe reforma te suksesshme me te cilat ju ka garantuar qytetareve te tij paqe, demokraci, prosperitet si kurre me pare ne historine e Europes.

Kjo dite e madhe per BE, vendet e saj anetare dhe popujt e tyre, e gjene Shqiperine prej 8 vitesh mbrapa ktheu e madje me qeverine e Lukadroges duke ecur drejte Azise per hir te karriges se tij qe qendron mbi drogen, krimin, vjedhjen dhe korrupsionin.

Bashkimi Europian ne keto 3 dekada i ka dhene Shqiperise ndihmen bujare me te madhe ne historine e saj.  Duke shprehur mirenjohjen me te pakufishme ndaj tij, ju ftoj te dashur miq te urojme se bashku miqte dhe partneret tane ne BE ne kete dite historike. Gezuar! Sb”, shkruan Berisha./mv.abcnews.al