Këtë fundjavë u mbyll java e 40-të e Superligës turke, teksa Kasimpasa arriti të marrë një fitore me shumë vlera ndaj Erzurumspor, duke qëndruar jashtë zonës së rrezikut të rënies në Ligën e Parë.
Një nga më të mirët në fushë ishte edhe mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadergjonaj, që arriti të jetë hermetik në krahun ë etij në mbrojtje dhe të ndihmojë skuadrën deri në fundin e linjës në aksionet sulmuese.
Ai meritoi notën 7.7 nga Sofa Score, teksa prestigjiozja De Marke e vendos dardanin në formacionin më të mirë të Superligës Turke për javën e 40. Vend në 11-shen më të mirë në Turqi zuri edhe Caleb Ekuban.
The best 11 of Week 40 in the Turkish Super League pic.twitter.com/riijvPxxyA
— De Marke Global (@demarkeglobal) May 9, 2021
Ish-sulmuesi i Partizanit, aktualisht pjesë e Trabzonspor shkëlqeu në fitoren e skuadrës së tij ndaj Antalyaspor me shifrat 2-1. Ganezi dha dy pasime kyçe dhe një asist në këtë ndeshje, teksa Sofascore e shpalli lojtarin e ndeshjes. /abcnews.al