Teuta triumfoi me Bylisin me rezultatin 4-0 dhe rikthehen në vendin e parë. Trajneri Edi Martini, pas ndeshjes, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “E kemi nisur kampionatin për të marrë titullin, pavarësisht ecurisë. Kemi pësuar vetëm 3 humbje dhe e di që barazimet më përmenden, 14, por 13 ka edhe Partizani. Është e vështirë të na mundin”.
“Ndeshjet nuk ngjajnë me njëra-tjetrën. Nisëm mirë, pastaj patëm një ulje dhe në të dytën mund të shënonim edhe më shumë. Më kënaq besimi që ka ekipi, pasi ana psikologjike është e rëndësishme”.
“Java që vjen është shumë e rëndësishme, pasi ne luajmë me Kastriotin dhe Partizani derbin. Jemi katër ekipe me objektiva dhe është javë vendimtare. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm dhe shkojmë përpara”.
“Edhe Laçi është në garë. Vllaznia ka bërë edicion shumë të mirë, trajnerit Brdaric duhet t’i japim dorën. Lënia e pikëve me Kukësin sikur e ka zbehur, duke qenë se edhe javën tjetër kanë një ndeshje të vështirë në Ballsh”.
“Golat janë një pjesë e rëndësishme, për golaverazhin, qetësinë dhe entuziazmin në fund të kampionatit. Edhe në ndeshej të tjera kemi humb raste, por nuk kam fajësuar sulmuesit. Humbim dhe fitojmë së bashku. Është mëkat të flas për gabime të reparteve të veçanta”.
“Premio është mjaft e mirë, presidenti e ka vënë një të tillë. Në këto momente leku nuk të bën të lumtur, por fitoret. Premio është në plan të dytë për ne. Normalisht presioni ndjehet, pasi gabojmë në pasime të thjeshta në raste të veçanta. Eksperienca e lojtarëve më bën të besoj se në fund do t’ia dalim”. /abcnews.al

